Flet edhe gazetarja që Milaim Zeka, i tha ‘Lopa Danimarkes’, ky është reagimi i saj për rastin e fundit të Zekes

Para disa vitesh bëri bujë të jashtëzakonshme konfrontimi i Miliam Zekes me gazetaren Liridona Lluka. Pas një konference për shtyp, Zeka i kontestonte pyetjet e gazetares, duke i quajtur jo profesionale, etj.
Në një moment, ai kishte shpërthyer në ofendime e sharje të rënda, madje edhe e kishte kërcënuar gazetaren në fjalë, duke i thënë “Veç je femër, se…”, përcjell “Kosovarja”. Populli edhe sot e kësaj dite e ka të freskët atë situatë të pa këndshme ku Zeka e quante Lluken edhe “lopë e Danimarkës”.

Sot, Lluka bënë të ditur se pas 17 vitesh është tërhequr nga profesioni i gazetares për t’iu bashkuar ekipit të Ministres së Bashkimit Evropian, zonjës Dhurata Hoxha, të cilën edhe e falënderon për besimin.