Flet Xhemali: Tregon pse u transferua në Kanada

 

Blerim Xhemajli nis një eksperiencë të re larg kontinentit europian. Ashtu si shumë yje të futbollit, mesfushori me origjinë shqiptare zgjedh t’i konsumojë vitet e fundit të karrierës në një kampionat më pak impenjativ si Major League Soccer. 31-vjeçari i lindur në Tetovë është bashkuar me skuadrën kanadeze të Montreal Impact, duke i dhënë lamtumirën suadrës së Bolognës. Në këtë mënyrë, ai nuk ka mundësi për ta mbyllur këtë sezon me ekipin italian pasi do të bashkohet menjëherë me ekipin kanadez. Nëpërmjet interviste menjëherë pas mbërritjes në Montreal, ai falënderoi tifozët e ekipit emilian për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë viteve të fundit.

“E bëra këtë zgjedhje sepse dua të provoj një eksperiencë të re. Mendoj se kishte ardhur momenti i duhur pasi unë dhe familja ime kërkojmë diçka të re. Ishte një ofertë shumë e rëndësishme nga MLS për një kontratë 2 apo 3 vjeçare dhe në këtë kampionat luhet një futboll që mua më pëlqen. Falënderoj tifozët sepse jam ndier shumë mirë. Nuk e mendoja se do të kisha zhvilluar një sezon të tillë dhe bashkë me Napolin kanë qenë eksperiencat e mija më të bukura në botën e futbollit. Kam ndier gjithmonë mbështetje dhe kur largohesh në këtë mënyrë është përherë bukur”, thekson mesfushori. Xhemajli u transferua te Bologna në fillim të këtij sezoni pas një eksperience jo të suksesshme në Turqi me Galatasaray. Ai është aktivizuar titullar në 31 ndeshje dhe ka shënuar plot 8 gola duke dhënë një kontribut të rëhndësishëm për ecurinë pozitive të klubit emilian në Serie A gjatë këtij sezoni.