Flokët që ju bējnë të dukeni 5 vite më të reja

Modeli i flokëve luan një rol thelbësor në krijimin e imazhit tuaj.

Nëse e bëni si duhet, atëherë do të dukeni disa vite më të reja.

‘Bright Side’ ka përpiluar një listë me disa këshilla dhe praktika të thjeshta për t’u ndjekur për t\ju ndihmuar juve të dukeni më të reja në moshë.

1 – Ngjyra – Ngjyrat më të çelëta ju japin efekt më rinor. Një nga rregullat themelore në modelimin e flokëve.

2-  Gjatësia – Flokët e shkurtra janë të lidhur me një stil jetese më aktiv dhe më rinor. Kështu që sa më shumë të vjetëroheni aq më shumë shkurtoni flokët.

3 – Volumi – Mënyra më e mirë për t’u dukur të reja është të kemi flokë voluminozë, sepse ndryshe do të dukemi më të vjetër. Megjithatë mundohu të zgjidhni volumin e duhur. Mos tejkaloni masën

4- Flokë të shtrira – Nëse lini baluke përpara ballit do të mund të fshihni rrudhat në ballin tuaj dhe anash syve

5 – Mbyllni ndarjet – Nëse lini viza për të ndarë flokët do të dukeni më të moshuara. Ju këshillojmë të provoni ndryshe.