Flota e UFO-ve filmohet në kufirin SHBA-Meksikë, videoja zhduket nga interneti (Video)

Një filmim misterioz i cili tregon një flotë me disqe fluturuese që fluturojnë mbi kufirin amerikano-meksikan u zhduk nga interneti pak momente pasi u publikua.

Në video shfaqen shtatë a tetë drita të forta të cilat lëvizin me shpejtësi, mbi një nga pikat e kontrollit më aktive në Tijuana.

Punonjësit në dogana u habitën aq shumë nga këto objekte lëvizëse, sa lanë punën e tyre dhe nisën që të filmonin UFO-t, transmeton tema.

Edhe makinat ndaluan dhe shoferët nisën që t’u binin borive. Videoja u hodh në internet,  por pas 30 mijë shikimeve u zhduk në mënyrë të habitshme.