Fluturimet e British Airways anulohen në gjithë botën

 

Fluturimet e kompanisë ajrore britanike British Airways janë shtyrë në gjithë botën për shkak të problemeve me kompjuterë, është bërë sot e ditur, transmeton KosovaPress.

Kompania ajrore u ka kërkuar falje udhëtarëve, duke theksuar se po punon në zgjidhjen e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur. Aeroporti Hithrou njoftoi se po bashkëpunon afër me kompaninë ajrore British Airways për të zgjidhur problemin.

Tash për tash nuk dihet numri i fluturimeve të shtyra. Udhëtarët raportuan probleme në fluturimet nga aeroportet Hithrou, Getuik dhe Belfast, ndërsa shtyrje tjera janë shënuar edhe në aeroportet në Romë dhe Malaga për shkak të rënies së sistemit.