Fokus: Ministria Drejtësisë për BESËN, Dogana dhe ELEM për BDI?

Për tu bërë pjesë e Qeverisë së ardhshme, BESA kërkon dikastere të rëndësishme ministrore, ndërsa BDI në këmbim të humbjes së disa ministrive do të marrë drejtori të rëndësishme, shkruan Fokus, duke u thirrur në burime partiake. BESA mund të marrë drejtësinë dhe përmes saj të propozojë ligjet e rëndësishme edhe për shqiptarët, siç është propozim- ligji për gjuhën.

Por për të kënaqur apetitet e BDI, atëherë kësaj partie do ti jepen drejtori të rëndësishme si ELEM, Doganat apo edhe Drejtoria e të Hyrave Publike. LSDM ka theksuar se BDI duhet të jetë e kënaqur me postin e kryetarit të Kuvendit, si një nga tre postet kyçe në shtet.