Formimi i Qeverisë së Maqedonisë: Ja se ç’thotë Ambasada amerikane

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate për Tv21 të Shkupit ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit pas dështimit të përpjekjeve të mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar Qeverinë.

Në deklaratë theksohet se “Ambasada e SHBA-ve po e ndjek procesin e formimit të qeverisë dhe fton partitë të vazhdojnë bisedimet që do të shpiejnë drejt formimit të qeverisë së re”.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e Maqedonise, pasi që ajo të jetë formuar, për të avancuar integrimet euro-atlantike, nëpermjet implementimit të reformave të marrëveshjes së Përzhinës, posaçërisht në sferën e sundimit te ligjit. Në këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara mbeten partner i Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.