Formimi i Qeverisë së re: Zhbogar shkon për ta vizituar Ivanovin (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka shkuar për t’u takuar me presidentin maqedonas George Ivanov. Siç mund të shihet nga videoja e TV21, Zhbogar ka arritur tashmë në vilën e presidentit, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për arsyet e këtiju takimi.

Megjithatë, bazuar në ngjarjet e fundit në Maqedoni, pasi Gruevski dështoi në formimin e Qeverisë, tashmë Ivanov është në pritje të njoftimit zyrtar nga parlamenti se nuk ka qeveri të re, për t’ia dorëzuar partisë tjetër që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor në Maqedoni.

Nga Brukseli sot më herët, pas mosarritjes së marrëveshjes për formim të qeverisë midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, erdhi mesazhi se tani pritet që presidenti Gjorge Ivanov të realizojë konsultim urgjent me forcat politike në vend dhe të caktojë lider për formim të “qeverisë sa më të gjerë të mundur”

Sot edhe Zoran Zaev, lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, si parti e dytë më e madhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me 49 deputetë, 2 më pak se VMROja e Gruevskit, gjatë një deklarate për shtyp tha se është në pritje të marrjes së mandatit nga ana e presidentit Ivanov.