Forumi i Gruas i BDI – Dega e Çair-it në bashkëpunim me mjekët – onkologë do të bëjnë vizitë tek qytetarët e lagjes të Çairit me rrethinë për luftën kundër kancerit të gjirit

Muaji tetor është dedikuar si muaji i vetëdijësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Anembanë rruzullit toksor miliona njerëz, organizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione të ndryshme shëndetsore kanë një qëllim dhe ai është: të rritet ndërgjegjësimi dhe të sigurohen fonde sa më të mëdha për hulumtimin e kësaj problematike.

Nevojitet një fushatë e vazhdueshme që nëpërmjet takimeve, bisedimeve dhe këshillimeve nga ana e mjekëve specialistë të kësaj fushe, të identifikohen shenjat e para, të shpjegohen se si duken simptomet e para në trupin e gruas dhe të ndërmirren masa të hershme në shërimin apo mënjanimin e anomalive të krijuara.

Prandaj, Ju informojmë se:

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik pёr Integrim – Dega e Çair-it në bashkëpunim me mjekët – onkologë do të bëjnë vizitë tek qytetarët e lagjes të Çairit me rrethinë. Informojmë se këto vizita do të jenë të vazhdueshme dhe do të mundohemi që të mbajmë takime dhe të bashkëbisedojmë me sa ma shumë gra e vajza.

Me respekt,

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik pёr Integrim – Dega e Çair-it