Forumi i gruas i BDI-se Dega e Çair-it në ambientet e “Bushi resort” organizoi takim me femra të sukseshme nga sferat e ndryshme të veprimtarive profesionale

Forumi i gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega e Çair-it në ambientet e “Bushi resort” organizoi takim me femra të sukseshme nga sferat e ndryshme të veprimtarive profesionale. U zhvillua Panel diskutimi me temë: “Rrugëtimi i femrës shqiptare drejt suksesit”. Ngjarjen e moderoi z-nja Fatmire Hoxha ndërsa fjalim përshëndetës mbajti edhe Kryetarja e Forumit të Gruas z-nja Amella Cana. Si paneliste u drejtuan znj. Teuta Ajdini Jegeni aktore e shquar pranë teatrit shqiptarë në Shkup, znj. Merita Koxhaxhiku drejtoreshë e shkollës fillore Imri Elezi, znj. Elita Zylbeari Masha drejtuese dhe ko-themeluese e projektit “Wilson School Campus Macedonia”, themeluse e Infinity Mg, kompani ndërtimi dhe investime në energji alternative, gjithashtu dhe investime në patundshmëri në Shqipëri dhe Austri si dhe znj. Shkodrane Dardhishta drejtoreshë në Institutin për shërbime të përgjithshme në qendrën klinike në Shkup. Në fund të ngjarjes Kryetarja z-nja Cana, panelisteve u ndau mirënjohje për kontributin e pashoq të cilat kanë treguar gjatë veprimtarisë të tyre dhe punës të palodhshme. Në fund u organizua edhe një koktej rasti.