Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë filloi me projektin Talentium.

Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë filloi me projektin Talentium.

Dita e parë u shfrytëzua për njoftim më të detajishëm të këtij projekti, ku fjalë rasti pati kryetari i degës Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili tregoi mbi qëllimin e këtij projekti, si dhe rrjedhën dhe përmbajtjen e tij.

Më pas, fjalën kryesore pati Xhenis Sulimani, aktivist civil, si dhe trajnues në këtë projekt, i cili foli për nevojën dhe domosdoshmërinë e të qenët pjesë e një trajnimi të tillë, për të gjithë ata, të cilët në të ardhmen duan të jenë pjesë aktive e shoqërisë.
Në fund, u bë një prezantim i shkurtër nga fituesja e vitit të kaluar në gjysëm finalen e Talentiumit, e cila tregoi përvojën e saj në Talentium dhe si kjo përvojë i shërben në procese të ndryshme jetësore.