Forumi Rinor Islam shpalos projektin “Muzeu i Muhamedit” (Foto)

Forumi Rinor Islam mundëson paraqitjen e projektit “Muzeu i Muhamedit a.s.”, i cili po paraqitet për herë të parë në Maqedoni.

Qëllimi i projektit është  paraqitja e jetës dhe veprës së të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhamedit a.s duke shfrytëzuar mjete teknike bashkëkohore. Projekti “Muzeu Muhamedit a.s.” si ide është krijuar nga Dr. Esmir Halilović, docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, universiteti në Zenicë.

Hapja e muzeut: 10.02.2017 (e premte) prej ora 13:00

Vendi: Çifte Hamam, Shkup