Foshnja e vdekur para 300 viteve që mahniti arkeologët

Më 1994, arkeologët zbuluan dy trupa të ruajtur në mënyrë perfekte nën një kishë në Hungari. Dy trupat e mumifikuar i përkasin një nëne 38-vjeçare dhe djalit të saj një vjeçar, të cilët duket se kishin vdekur nga tuberkuloza.

Kohët e fundit, këto mumie u dërguan në një qendër mjekësore në Kaliforni dhe doktorët janë duke i bërë autopsinë në mënyrë për të zbuluar informacione edhe më të rëndësishme për ta.

Por, këta dy trupa nuk ishin të vetmit që u gjenden nën kishë; më shumë se 250 të tjerë u zbuluan në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Express.

Ajo çfarë i ka mahnitur ekspertët është se, duke e ditur se nuk ka pasur antibiotik ose ilaçe të tjera 300 vite më parë, si janë ruajtur trupat e tyre kaq mirë? Dhe sa fëmijë vdiqën gjatë asaj kohe dhe cili ishte shkaku kryesor?

Duke përdorur autopsinë e parë virtuale në mumie, doktorët shpresojnë të zgjidhin sekretet që kjo nënë dhe biri i saj i morën me vete në varr.

Rezultatet e skanimit CT do të zbulohen në Muzeun Bowers gjatë ekspozitës “Mumiet e Botës” që do të mbahet këtë