Foshnja sa dora lind para kohe, arrin të mbijetojë

Një foshnje, e cila kishte madhësinë e një pëllëmbe dore, arriti të mbijetonte pasi lindi dy ditë pas afatit të abortit.

Francesca Bradley- Curran nëse do të kishte lindur 48 orë më herët, nuk do të ishte asistuar nga mjekët, kjo pasi sipas ligjit britanik, foshnjet që vijnë në jetë përpara limitit të abortit nuk asistohen nga mjekët për shkak të përqindjes së ulët të mbijetesës.

Nënës 37 vjecare, Victoria Bradley nga Liverpool, iu tha se vajza e saj nuk do të mbijetonte për shkak se peshonte vetëm 623 gramë kur lindi, në prill.

Megjithatë, sot 9 muajshe, vajza ka mposhtur cdo parashikim dhe ia ka dalë të mbijetojë duke luftuar me meningjitin, infeksione dhe dy mushkëri të dëmtuara.