Foshnja siriane e emëruar Angela Merkel humb azilin në Gjermani

Një familjes siriane, që emëruan foshnjën e tyre Angela Merkel pasi mbërritën në Gjermani vitin e kaluar, i është refuzuar kërkesa për azil.

Mamon Alhamza, 27 vjeç, dhe Tema Alhawar, 21 vjeç, ikën nga qyteti sirian Qamishli vitin e kaluar, për t’i shpëtuar luftës civile që ka kapluar vendin, që la të vdekur rreth 400,000 njerëz.

Alhawar, që ishte shtatzënë kur mbërriti në Gjermani, e lindi vajzën e saj më 27 dhjetor përderisa ishte duke jetuar në një kamp refugjatësh në Duisburg, transmeton Gazeta Express.

Duke shkruar me CNN në WhatsApp, Alhamza tha se çifti kishin vendosur ta emëronin vajzën e tyre Angela për t’i shprehur falënderim qeverisë gjermane për mikpritjen e ngrohtë dhe kujdesin që gruaja mori gjatë lindjes së foshnjes.

Çifti vendosën ta falënderonin kancelaren gjermane Angela Merkel duke e emëruar vajzën sipas saj, pasi kjo e fundit lejoi refugjatët të qëndronin në Gjermani nëntorin e kaluar.

Familja, që tani jeton në Monchengladbach, mori një letër nga Zyra Federale për Migracion me vendimin për azil javën e kaluar. Dokumentet, të cilat Alhamza i ndau me CNN, deklaronin: “Aplikacioni për azil është refuzuar”.