Foshnjet që kalojnë më shumë kohë me baballarët janë më inteligjent

 

Baballarët me një sjellje të qetë që angazhohen në mënyrë aktive me foshnjet e tyre kanë ndikim pozitiv në inteligjencën e pasardhësve të tyre.

Sipas një studimi të ri të bërë nga Kolegji Imperial në Londër, ata duhet të ndërveprojnë më shumë foshnjet që të nxisin rritjen e aftësive të tyre.

“Mesazhi është që baballarët e rinj duhet të luajnë shumë me fëmijët e tyre,”-tha autori i studimit Paul Ramchandani.

Pas më shumë se një vit studiuesit analizuan zhvillim konjiktiv të 128 foshnjave të cilët ndërvepruan me baballarët e tyre.

Gjithashtu i regjistruan ata duke luajtur me njëri-tjetrin pa lodra, si edhe gjatë seancave të leximit të librave kur fëmijët kishin arritur moshën 2-vjeçare.

Në këtë moshë, studiuesit shënuan zhvillimin e fëmijës duke përdorur një indeks të zhvillimit mendor (MDI) i cili përfshin detyra të tilla si njohja e ngjyrave dhe formave, ka raportuar The Independent.

Nga rezultatet e testit të fëmijëve ata gjetën zhvillime pozitive.