FOTO/ Amiri, doktori shqiptar që dizajnon vaginat e përsosura

Gjinekologu Amir Marashi nga New Yorku është i njohur si “dizajnues i vaginës”. Ai e ka bërë 400 operacione me anë të së cilave ka krijuar vagina “të përsosura”.

Amir Marashi është një nga mjekët më të mirë në Shtetet e Bashkuara, dhe ekspertëve për kirurgji plastike vaginale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çdo vit, mesatarisht thuhet se ai ka kryer në mes të 80 dhe 100 operacione të tilla.

Bëhet e ditur se numri i grave, të prira për të bërë operacione të tilla është në rritje. Gjatë vitit 2013, shkruajnë mediat e huaja, në SHBA, operacione të tilla kryen pesëmijë gra, por në vitin 2015 numri pothuajse kishte shkuar në rreth nëntëmijë.

Nga arsyet pse ato zgjedhin për të bërë një gjë të tillë, thuhet se është fakti se ato nuk janë të kënaqura me madhësinë, formën dhe ngjyrën e vagjinës së tyre.

Image

Sipas kirurgut, një grup i grave që vijnë për kirurgji janë ato që kanë lindur dy ose më shumë fëmijë dhe atë mendojnë se vagina e tyre humbet formën e saj dhe qëndrueshmërinë.

“Këto janë zakonisht femrat mbi 35 vjet”, thotë Marashi.