FOTO/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Itali–Shqipëri, çmimet për tifozët e Shqipërisë

Më 14 mars do të luhet ndeshja Itali-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” dhe tashmë Federata Italiane e futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen.

Takimi do të luhet në qytetin e Palermos, saktësisht në stadiumin “Renzo Barbera” me një kapacitet prej rreth 36 mijë vendesh.

Sipas rregullave të përcaktuar nga FIFA, skuadrës mike i jepen vetëm 5% të biletave, që i bie afërsisht rreth 2 mijë vende.

Një biletë në këtë sektor kushton 12 euro dhe mund të blihet në qindra pika në të gjithë Italinë si dhe Online.

Bileta më e shtrejtë për këtë sfidë kushton 60 euro.

Pavarësisht se në dispozicion janë pak bileta për tifozërinë kuqezi që pritet të jetë e shumtë në këtë sfidë.