FOTO EKSKLUZIVE/ Kur Shkëndija e Tetovës luante me fanellat e … Milanit

Shkëndija e Tetovës do të sfidojë Milanin në fazën play off të Europa League. Skuadra shqiptare që është pjesë e kampionatit maqedonas njihen si kuqezinjtë (The Red and Blacks), do të synojnë që t’i prishin punë ekipit të Montellës. Shkëndija ka një lidhje të veçantë me Milanin, teksa në vitin 1994 luante me fanellat e tyre.


Skuadra shqiptare ishte pjesë e kategorisë së tretë në sezonin 1993/94, teksa siguron ngjitjen për një kategori më lart pasi mundi KF Fortunan në një ndeshje të fituar 5-1, ndërkohë që në stadium kishte një numër rekord tifozësh, 17 mijë. Siç shihet dhe nga fotot Shkëndija në atë kohë luante me fanellat e Milanit të atij sezoni, teksa kjo vijoi deri në vitin 1995.

Shkëndija 1994

Milan 1994
Në sezonin 1994/1995 Shkëndija fiton vendin e parë në Ligën e Dytë dhe me këtë sukses e siguron promovimin historik, ngjitjen në Ligën e Parë në Maqedoni.

Shkëndija 1995
Aventura evropiane- Shkëndija ka qenë pjesë për herë të parë në kompeticionet evropiane në sezonin 2011-12 ndaj Partizanin të Beogradit në Champion League, teksa u mund me rezultatin e përgjithshëm 0-5. 20 pjesëmarrjet e tjera janë në Europa League, ku kanë 9 fitore 5 barazime dhe 6 humbje. Shkëndija këtë sezon luan për herë të dytë në fazën e play off-it. Vitin e kaluar u eliminuan nga Gent. /Vipsport.al/