Foto/ Kjo është super-ora që vlen 112 mijë USD, ta kesh është vërtet fat. Ja pse…

[flagallery gid=all orderby=rand order=ASC]

Dashamirët e orëve unikate të dorës mund të fusin dorën thellë në xhep, këtë ua ofron firma zvicerane e orës “Urwerk”, duke prodhuar një orë me lëndë ekskluzive,e cila mund të kushtojë deri më 112000 dollarë.

Ora e re me ‘shtëpizë’ të zezë prej titani, nën firmën “Urwerk Time Hunter”, mund të quhet ‘e mençur’, por kjo është përcaktuar, jo për gjë tjetër veç se për pëcjelljen e kohës, që do të thotë se, përveç shikimit të saktë të kohës, në të mund të pëcillet edhe preciziteti i saj.

Ora është me bazë mekanike, përmban llogaritësin, ku përmes tij mund të përcillni se sa sekonda keni mundur të “humbni” brenda ditës. Kjo realizohet përmes sistemit të funksionimit “EMC” ku mund të kalibroni precizionin.

Kompania zvicerane thotë se, shumica e orëve kalibron në kushte të kontrolluara e nuk mund të mbajnë precizitetin në përcaktimin e kohës, duke pasur parasysh se, kjo varet nga mënyra e mbajtjes së orës.

Llogaritësi “Time Hunter” vazhdimisht përcjellë lëvizjet tuaja dhe llogaritë, se sa mund të ndikojë në precizitetin në përcaktimin e kohës. Gjithë elektronika e orës vërtetohet me mikrogjenerator që e ka zhvilluar kompania “Maxon”, e njohur në prodhimin e motorëve për “NASA”-n, që për funksionimin e saj nuk ka nevojë për bateri.