FOTO/ Krisma armësh, grabitet rrugës për në Rinas, makina e mbushur me para

Një makinë e mbushur me paratë e një banke private të nivelit të dytë është grabitur mesditën e sotme. Makina është grabitur në rrugën Tiranë-Rinas.

Dëshmitarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur për SYRI.net se, ka pasur krisma armësh gjatë grabitjes, ndërsa punonjësit e policisë private kanë rezistuar, por në fund janë dorëzuar.

Paratë mësohet se i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe po dërgoheshin për në aeroportin e Rinasit, për tu dërguar jashtë.

Policia ka ngritur postblloqe për të kapur grabitësit. Por si përherë, grabitësit kanë mundur që të largohen dhe të shpëtojnë.

Ata e kanë djegur makinën me të cilën udhëtonin në zonën e Urës së Limuthit, duke i humbur të gjitha gjurmët.

Image

Lexo edhe