FOTO LAJM: Rrëzohet druri në Butel- dëmtohen dy vetura

Është rrëzuar një dru, me siguri si pasojë e borës së intensifikuar gjatë këtyre ditëve që ka kapluar vendin. Rasti ka ndodhur në lagjen Butel të Shkupit, me çrast janë dëmtuar dy vetura të parkuara, por për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, njofton Aktuale.mk.