FOTO/ Operacionet plastike të Amit?

Një nga prezantueset që shquhet për bukurinë e saj duket se nuk e ka atë plotësisht nga natyra.

Të paktën kështu thuhet nga një postim në rrjetin social Instagram ku shihet se si Ami ka ndryshuar me kohën.

Është faqja Vipat e Bllokut që ka hedhur dyshime mbi autenticitetin e bukurisë së bashkëshortes së komedianit, Ermal Mamaqi.

Gjykimi i mbetet publikut teksa Ami vazhdon me angazhimet e saj të mëdha.

Ajo përveç se kryen rolin e prezantueses është edhe ndërmarrëse e suksesshme me biznesin e saj në përkrahje të atyre që duan të bëjnë një dasmë të mirë.

Image