Foto-Video/ Sali Berisha më i kënaqur nga Mamaqi, se nga Fevziu

2 4 2 5

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkelur sërish në pragun e Televizionit Klan, por kësaj here jo më si i ftuar special i “Opinion-it” të Fevziut, por i thirrur në një tjetër format, madje edhe më gazmor.

Pas thashethemeve se: “pronari dhe drejtuesit më të lartë të ‘TV Klan’ ishin ftohur me ish-kryeministrin, madje edhe vetë Blendi Fevziu, ndërkohe që Berisha ishte betuar të mos shkelte më aty”, çdo gjë ka rënë poshtë kur në mbrëmjen e datës 21 shtator ish-kryeministri Berisha u fotografua në shoqërinë e vet Pronarit të “Tv Klan”, Frangaj dhe të drejtuesit të shoë-t më të ri satiric “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqit.

Dhe ka qenë pikërisht ky i fundit, ai që duket se i ka gjetur “telat” Doktor Berishës, ku jo vetëm e ka pasur si të ftuar special të puntatës së parë, por dhe ka bërë jo pak batuta e qyfyre me të, si dhe i ka drejtuar atij jo pak pyetje me “spec”.

Por kjo gjë dukshëm i ka shijuar, madje shumë, edhe vet Doktorit, i cili në shoqërinë edhe të një gote vere të mirë, ka treguar jo pak për Mamaqin, madje nuk është kursyer as të rrëfej edhe kujtime nga jeta e tij rinore, duke mbushur kështu edhe mungesën e gjatë në ekranin e “TV Klan” në “Opinion-in” e Fevziut.

Ndërsa sot pas transmetimit të puntatës së parë në “Tv Klan”, ish-kryeministri Berisha nuk ka nguruar së bëri një promocion të madh për këtë shoë, duke postuar në profiling e tij foto dhe video.

“Album nga Xing me Ermalin! Sb”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në profiling e tij në Facebook.