Fotografi të reja tmerruese nga dhuna mbi deputetin Ziadin Sela (Foto)

Civil – Qendra për Liri publikoi fotografi ekskluzive nga sulmi i përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë dhe tentativa për ti vrarë deputetët e shumicës parlamentare më 27 prill, njofton agjecia e lajmeve INA.

Në këto fotografi shihet grupi i huliganëve të cilët sulmuan deputetin Ziadin Sela.

Sipas burimeve të besueshme, njëri nga personat që gjendet në këtë fotografi akoma nuk është identifikuar. Civil kërkon nga autoritetet kompetente që sa më shpejtë të marrin masat për arrestimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve të këtij akti terrorist. (INA)