Fotografia artistike e Mimoza Veliu ne Çifte Hamam

 Ne Galerine nacionale te Maqedonise ne objektin Çifte Hamam me 5 shtatore ne oren 20 do te hapet ekspozita e Mimoza Veliu me titull Fotografia Artistike, njofton Antpress.

Mimoza Veliu (* 1979) është një fotografe shqiptare nga Maqedonia. Ajo jeton dhe punon në Berlin.

Në qendër të fotografisë së saj të artit është njeriu që i kundërvihet kufijve të dukshëm. Fotot e Mimozës janë ekspozuar në Berlin, Vjenë, Nju Jork, Mynih, Tiranë etj. Në vitin 2008, ajo fitoj çmimin e parë për Fotografi-Artistike nga Galeria Kombëtare e Kosovës,/Antpress