Fotografohet modeli i ri Lamborghini Urus, në versionin SUV [Foto]

Lamborghini kishte paralajmëruar para një muaji që do të lansojë modelin e parë SUV, të quajtur Lamborghini Urus.

Sipas raportimeve të ‘autoexpress’ ky model i ri është fotografuar gjatë testimeve në Danimarkë, transmeton Indeksonline.

Lamborghini Urus, pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë muajit prill, në Auto Shanghai.

Urus do ketë motor biturbo 4.0 litërsh V8 dhe pritet poashtu më vonë të pajiset edhe me një version hibrid./Indeksonline/