Fotografohet një UFO në sistemin tonë diellor?

Sipas ndjekësve të UFO-ve dhe hulumtuesve të dukurive paranormale, një objekt i paidentifikuar fluturues ka kaluar pranë sistemin tonë të brendshëm diellor më herët gjatë kësaj jave dhe ka gjuajtur një rreze të fuqishme energjie drejt diellit

Prova e fundit për praninë e UFOve në afërsi të diellit tonë është gjetur në një fotografi të nxjerrë më 21 shtator, transmeton gazeta Kosova Sot.

Sipas teoricienëve konspirativë, që merren ekskluzivisht me UFO-t, objekti që është fotografuar pranë diellit i ka të gjitha detajet strukturore për t’u kategorizuar si një UFO.

Megjithatë, NASA ka qenë më racional në këtë drejtim, duke thënë që objekti i parë në fotografi mund të ketë qenë një objekt natyror, që i është afruar diellit.

Ky objekt i paidentifikuar, që shihet sikur të jetë pranë diellit, është pak mbi hënën e Saturnit.