Fotografojnë fletëvotimin, njëri ikë, tjetri përfundon në stacionin policor

Z.D sot në mëngjes është dërguar në stacionin policor në Komunën e Gjorçe Petrovit, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me telefon celular

Kjo ka ndodhur në vendvotimin numër 2.556 në shkollën fillore “Koço Racin”, ndërsa votimi është ndërprerë prej 08:25 deri 08:35.

Edhe në Vallandovë, në vendvotimin numër 0281, është vërejtur personi Z.P duke e fotografuar fletëvotimin, dhe kur i është treguar se është e ndaluar, ka ikur.