Fotoja e parë e tokës në hapsirë

Mund të duket e lehtë të realizosh foto të tokës nga hapësira, e për satelitët e Nasa që monitorojnë Artikun deri te astronautët që fotografojnë Dritat e Veriut, mënyra se si duket planeti ynë nga lart është një pamje e zakonshme.
Por 70 vite më parë ishte ndryshe, – derisa si sot, në vitin 1946, njerëzit panë për herë të parë si dukej toka nga hapësira.
Foto u realizua në 24 Tetor nga një kamerë në një raketë të ushtrisë amerikanë që u nis nga White Sands Missile Range, Nju Meksiko.
Shtetet e Bashkuara punësuan një grup shkencëtarësh të dorëzuar gjermanë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, të cilët përdorën një raketë naziste për të mbajtur kamerën 35 mm Devry.
Kamera në bord ishte e mbyllur në një veshje çeliku për ta mbrojtur kur raketa zbriti sërish në Tokë me një shpejtësi 150m/s.