Fotot e mrekullueshme të xhamive në Iran

Një fotograf italian ndenji një muaj në Iran për të parë se si shkenca dhe matematika janë përdorur për të ndërtuar godinat islamike në këtë vend.
Pasi lexoi një artikull mbi arkitekturën perse, Massimo Rumi u fiksua me idenë për të parë Iranin.
Udhëtimin e nisi në nëntor të vitit të kaluar dhe fillimisht kishte si qëllim që të qëndronte 10 ditë në Iran, por mikpritja e vendasve bëri që ai të qëndronte më gjatë.
Gjatë kësaj kohe, fotografi vizitoi xhamitë më të vjetra dhe më të mrekullueshme.
“Gjithmonë kam dashur të vizitoj Iranin. Jo vetëm për të admiruar përzierjen e pabesueshme të ngjyrave dhe gjeometrinë e ndërtesave iraniane, por edhe për të mësuar më shumë mbi një nga qytetërimet më të vjetra të botës”, thotë Rumi.
1483436834_xhami11483436846_xhami21483436869_xhami41483436894_xhami71483436903_xhami81483436929_xhami11