Fqinjët s’kanë pse brengosen kur ne shqiptarët kërkojmë të drejtat tona, thotë Rama

Në  Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama, duke përsëritur projektin e qeverisë për bashkimin në një të vetme të konsullatave dhe ambasadave të Shqipërisë dhe të Kosovës nëpër botë, tha se fqinjët duhet ta harrojnë zakonin e mërzitjes sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre.

“Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë në fakt jam përpjekur ta nxis vazhdimisht që ditën e parë sepse halli është mos mërziten disa fqinj dhe ca miq, por të shohin ambasada dhe konsullatat shqiptare me dy flamurët e dy republikave tona në të njëjtin ballkon. Fqinjët dhe miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera që të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë dhe as më pak po të drejtat tona dhe bëjmë gjënë e duhur në respekt të dinjitetit tonë, kurrë duke fyer apo aq më keq kërkuar të shkelim dinjitetin e të tjerëve”, ka thënë Rama.

“Prandaj jemi ne që duhet t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë ta harrojnë atë zakon dhe ta mësojnë njëherë e mirë, se kur Shqipëria mikut i thotë mik kur nuk ja ka me hile dhe as tekanjoze me të nuk është, pro ama hilet dhe tekat nuk i pranon më, sepse përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë”, ka shtuar më tej ai./kohanet