Franca ndalon me ligj pjatat,gotat dhe lugët plastike

Franca është bërë vendi i parë që ka vendosur një ndalim të plotë ndaj plastikës për produkte të kuzhinës si pjatat, gotat, lugët, pirunjtë e thikat.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 2020 dhe do të jetë pjesë e Aktit Francez për Tranzicionin e Energjisë dhe Rritjen e Gjelbër, akt i cili ka vendosur tashmë ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. Vetëm sende të cilat kanë në përbërje 50% material biologjik do të lejohen të përdoren në tavolinat franceze.

Përdorimi i plastikës është bërë tepër i zakonshëm dhe shkencëtarët parashikojnë se në 2050, do të ketë më shumë plastikë se peshq në dete. Prodhimi i tyre kërkon përdorimin e lëndëve djegëse të fosilizuara, të cilat luajnë një rol negativ në ndryshimet klimaterike.

Presidenti francez Holond tha se ligji i ri do ta kthejë Francën në një komb shembullor përsa i përket reduktimit të gazeve të çliruara në atmosferë.

Kritikë të tij nuk ishin dakort me të. Grupe prodhuese kanë nxitur Komisionin Europian të nisin një betejë ligjore kundër Francës për shkak se ky ndalim dhunon ligjin europian të lëvizjes së lirë të mallrave.

Ministrja franceze e Mjedisit, Royal fillimisht e konsideronte reformën si anti-sociale, për shkak se familjet me të ardhura të pakta, përdorin sende plastike. Për këtë, ligji për zbatim u shty nga 2017 në 2020.