Franca: Të hënën nis mbyllja e “xhunglës” së emigrantëve

Franca do të fillojë çmontimin e kampit të emigrantëve të quajtur “xhungla” në portin e Kalais të hënën në mëngjes, kanë lajmëruar zyrtarët.
Autoritetet thonë se 7000 persona jetojnë në kamp në kushte të mjerueshme. Atyre do t’i ofrohen vende në qendrat e refugjatëve në të gjithë vendin.
Disa fëmijë pritet të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar.
“Xhungla” ka qenë një simbol i fuqishëm i dështimit të Europës për të përballuar krizën e emigrantëve.
Shumë prej emigrantëve përpiqen të arrijnë Mbretërinë e Bashkuar me kamionë.
Të miturit do të dërgohen në kontenierët e shndërruara në shtëpi, deklaroi ministria e brendshme.
Emigrantët të cilët aktualisht jetojnë në kontenierë – të cilët janë përdorur si strehim i përkohshëm në vend të çadrave të improvizuara – do të evakuuohen për të lënë fapësirë për fëmijët.