FRI shpall konkurs për shkencëtarin e vitit

Forumi Rinor Islam (FRI) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton të gjithë studentët për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e shkencëtarit të ri të vitit.

‘Këtë çmim FRI u’a ndanë shkencëtarëve për punën e tyre kërkimore-shkencore në një fushë të caktuar, për të qenë kështu një motivim për shkencëtarët dhe hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.

Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” ndahet si mirënjohje shoqërore për të arritura të veçanta në çfarëdo lëmi shoqërore apo shkencore.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri, Hixhri 1438, që organizon Forumi Rinor Islam.

Informacionet e nevojshme rreth aplikimit i gjeni në ueb faqen e FRI-së (www.fri.org.mk) ose mund të shkruani në e-mailin: info@fri.org.mk’, thuhet në komunikatën e FRI.