Fshati ku myslimanët dhe homoseksualët “nuk janë të mirëseardhur”

Veshja myslimane dhe “propaganda homoseksuale” janë të ndaluara në një fshat të largët në Hungari.

Kryetari i fshatit hungarez të Asotthalom-it kërkon që njerëzit të zhvendosen atje, por kërkon vetëm të krishterë evropianë.

Fshati po ashtu ndalon veshjen islamike, thirrjen e ezanit dhe shfaqjet publike në favor të homoseksualëve.

Pyetjes se a po përpiqen të krijojnë një fshat me supermaci të bardhë, kryetari i fshatit i përgjigjet me jo.

“Unë nuk e përdora këtë fjalë, ‘të bardhë’. Por, ngase ne jemi të bardhë, Evropianë dhe të krishterë, ne duam të qëndrojmë kështu”, tha ai, i cituar nga “BBC”.

“Pikë së pari në mirëpresim njerëz nga Evropa Perëndimore. Njerëzit që nuk pëlqejnë të jetojnë në një shoqëri multi-kulturale. Ne nuk dëshirojmë të tërheqim myslimanë në fshat, megjithëse ne tashmë kemi disa rezidentë myslimanë në Asotthalom. Por, është shumë e rëndësishme për fshatin të ruajmë traditat”.

Qeveria Hungareze do të vendosë se sa të ligjshme janë rregullat e Asotthalom-it, përcjell tvklan.al.