FSK demonstron arsenalin e armëve (VIDEO)

Në 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Drejtësia në Kosovë sjell FSK-në më afër nëpërmjet filmimeve të ushtrimeve të saj.

Emisioni i realizuar në bazën “Ushtarët e NATO-s” në Istog ka publikuar video nga  trajnimet e FSK-së ku janë përdorur autoblindat dhe armët e zjarrit.

Në filmimet ekskluzive mund të shihet një rast i shkëmbimit të zjarrit ku Forca e Sigurisë së Kosovës sulmohet nga një grup terrorist.

Sipas skenarit, një ushtar i FSK-së mbetet i plagosur, ndërsa dy terroristët goditen për vdekje nga armët gjermane të cilat i posedon FSK.

Reagimi i FSK-së është i koordinuar në detaje ku çdo lëvizje në terren e ushtarëve është e komanduar nga eprorët e terrenit.

Reagimin e FSK-së në rast sulmi ndaj tyre mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.