Ftoi fruti më i mirë i vjeshtës

Ftoi konsiderohet fruti më i vërtetë i vjeshtës. Koha e tij është nga tetori deri në dhjetor. Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.
Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera.
Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.