Fudbollisti i kombëtares shqiptare bëhet kamarier

Cilësohet si një talent dhe mund të jetë e ardhmja e portës së kombëatares kuqezi. Bëhet fjalë për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, i cili për një ditë ka “ndërruar” profesion duke u kthyer në kamarier.

Lazio ka lënë mënjanë për një ditë futbollin dhe futbollistë e drejtues kanë shkuar në Amatrice, qyteza e rrënuar nga tërmeti i fuqishëm i para disa javëve, për të organizuar një darkë bamirësie.

Lojtarët e Lazios u transformuan në kamerierë pwr t’i shwrbyer mysafirwve.

Në darkën e organizuar u zhvillua edhe një ankand me oferta të lira për fanellat me autograf të Lazios, me të ardhurat që shkuan të gjitha në ndihmë të popullsisë së Amatrices.

stako-2-780x439stako-5-780x439