Futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit (Foto)

Futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit (Foto)

Futbolli sporti më i mirë dhe më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Të gjithë ata të cilët kanë menduar se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të shtrenjtë e kanë menduar gabim. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit është Angel di Maria i cili gjatë gjithë karrierës ka luajtur për pesë ekipe. Vlera e tij shkon deri në 179 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Skuadrat që ai ndërroi janë: Nga Rosario në Benfica 8 milionë, Benfica – Real Madrid 33 milionë, Real Madrid – Man Utd 75 milionë dhe Man Utd – PSG 63 milionë euro.

I dyti radhitet sulmuesi i njohur suedez, Zlatan Ibrahimovic me vlerë prej 169.10 milionë euro. Ekipet që ai ka luajtur dhe vlerat e transferimit janë këto: Malmo – Ajax 7.8 milionë, Ajax – Juventus 16 milionë, Juventus – Inter, 24.8 milionë, Inter – Barcelona 69 milionë, Barcelona – Milan 6 milionë (huazim), Barcelona – Milan, 24 milionë, Milan – PSG 21 milionë, ndërsa te Unitedi u transferua me parametra zero.

3. Gonzalo Higuain, vlera e tij 141 milionë euro – River Plate – Real Madrid 12 milionë, Real Madrid – Napoli 39 milionë, Napoli – Juventus 90 milionë euro.

4. James Rodriguez, vlera e tij 127,63 milionë euro – Enviagdo – Banfield 280 mijë, Banfield – Porto 7.3 milionë, Porto – Monako 45 milionë dhe Monako – Real Madrid 75 milionë.

5. Nicolas Anelka, vlera e tij 127.3 milionë – PSG – Arsenal, 760 mijë, Arsenal – Real Madrid 35 milionë, Real Madrid – PSG 34 milionë, PSG – Liverpool 1.4 milionë (huazim), PSG – Man City 15 milionë, Man City – Fenerbahce 10 milionë, Fenerbahce – Bolton 12 milionë dhe Bolton – Chelsea 18 milionë.

Fituesi i Topit të Artë për këtë sezon, Cristiano Ronaldo radhitet i 11-ti me vlerë 113 milionë euro./IndeksOnline/