Futbollisti Admir Memedi i ndërton shtëpinë familjes gjashtë anëtarshe nga Gostivari

Familja gjashtëanëtarëshe Mustafi nga fshati Padalisht i Gostivarit, tash e sa vite jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë. Kanë një dhomë të vetme që e ndajnë të gjashtë anëtarët e familjes, pa banjo, pa kuzhinë, me një shporet të kohës. Ata ndajnë dy krevat, ndërsa në to duhet të flejnë gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë.
Kryefamiljari vuan nga një sërë sëmundjesh, ndërsa djali i saj Ismaili 24 vjet, është i papunë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, Elemdinin 6 vjetë dhe Elmedina 3 vjeçe. Merren me bujqësi, ndërsa Ismaili punon nganjëherë me dru, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket sikur koha kishte ngecur për ata, institucionet dhe shteti as që ishin interesuar ndonjëherë për t’u dalur në ndihmë. Por para një viti marrin lajmin se edhe pak do të qëndrojnë në ato kushte. Lajmin e gëzueshëm e marrin nga futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Memedi, i cili me mjete vetanake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpine e re te kesaj familjeje. Objeki është gati dhe pas vendosjeve të paisjeve në banjo dhe kuzhinë, familja Mustafi do të vendosen aty, e ku ky dimër do jetë shumë më i ngrohte dhe sigurt për ata. Familja Mustafi falemenderojë pafundësisht familjen dhe vet Admir Memedin, që ua rikthejnë shpresën e jetës, sidomos dy më të vegjëlve të tyre. /Globi Flaka/