Futbollisti i Atleticos rrah gruan, shtatë vite burg

Futbollisti i Atleticos rrah gruan, shtatë vite burg

Futbollisti i Atletico Madridit, Lucas Hernandez mund të dënohet me shtatë vite burg, pasi që u arrestua për dyshimin se ka sulmuar të dashurën.

Ai dhe e dashura e tij, Amelia Llorente janë paraqitur të hënën në gjykatën e Madridit dhe janë intervistuar nga trupi gjykues.

Sipas gazetës spanjolle AS, francezi mund të dënohet deri në shtatë vite burg nëse akuzat e tij vërtetohen.