Futbollisti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë

 

Futbollisti i Zvicrës, me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë, Admir Mehmedi është bërë sot baba për herë të parë.

Ai që e ka bërë publik këtë lajm ka qenë vetë futbollisti i njohur, i cili nëpërmjet një fotografie të postuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ndihet krenar djalin e sapolindur.

“Çfarë ndjenje. Krenar për princin tim”, – shkruan lojtari i Bajer Leverkusenit. Gjithsesi ky lajm ka ardhur në mënyrë të papritur për të gjithë fansat e futbollistit, pasi deri të atë moment askush nuk kishte dijeni se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë.