Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i vërtetë i YFSF!

 

Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha.

Fituesja e patentës është në të vërtetë Beatriks Ramosaj sipas votimit të jurisë dhe konkurrentëve.

Kompjuteri nxori gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues – gjë që nuk i ndryshon asgjë talentit dhe vokalit të rralle të Valon Shehut. Flaka Krelani fiton çmimin e merituar të produksionit!

Televizioni Klan dhe Produksioni i kërkojnë ndjesë për këtë incident, fitueses së vërtetë dhe të merituar, Beaktiks Ramosajt!

Falenderojmë Valonin dhe Beatriksin për sportivitetin me të cilin mirëkuptuan këtë situatë!

Per Mediat: “Fiton edicionin e dyte të YFSF, Beatriks Ramosaj”!Kompjuteri lajthit.

Urime të gjithë kastit të këngëtareve për gjithçka dhanë në këtë edicion!/tvklan