Gabime që bëjmë kur lajmë rrobat

Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni, është t’i lani siç duhet. Ne do t’ju parapërgatisim, duke ju rrëfyer disa nga problemet më të rëndomta, që dëmtojnë veshjet tuaja.

Grupim i papërshtatshëm i rrobave

Përveç ngjyrës që duhet marrë në konsideratë, materiali i tekstilit është gjithashtu diçka që meriton vëmendje. Për shembull, copërat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vacantë. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.

Luftimi i njollave në mënyrë të gabuar

Mos u çudisni nga vrima e re që është shfaqur në copën tuaj, nëse jeni mësuar që t’i fërkoni dhe t’i mëshoni fort pjesët e njollosura. Edhe njollat duhen pastruar me kujdes. Për të parandaluar gërryerjen e materialit, ju këshillojmë që të vendosni një copë të bardhë e të pastër mbi pjesën e njollosur dhe lëreni të regjet per pak kohë.

Përdorimi i tepërt i pluhurit larës

Kjo mund të shkaktojë shumë shkumë, e cila mund të çojë në grumbullimin e  papastërtive në disa pjesë specifike të bluzave, si p.sh  në jaka. Në këtë mënyrë, rrobat do të ndoten akoma më shumë, dhe shpëlarja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur.

Nuk u kushtoni rëndësi zinxhirëve

Zinxhirët duhet të jenë të mbyllur përpara se rrobat të futen në lavatrice, sepse dhëmbët e zinxhirit mund të dëmtojnë copat e tjera fare lehtësisht.

Mbërthimi i kopsave

Mos harroni gjithmonë t’i zbërtheni kopsat e këmishave etj., përpara se rrobat të futen në lavatriçe. Në të kundërt, rrobat mund të duken të parregullta pas larjes.

Përdorimi i tepërt i zbardhuesit

Zbardhuesi i bën rrobat të jenë më pak rezistente ndaj dëmtimeve dhe ato mund të grisen lehtësisht. Ndaj në vend të zbardhuesit, provoni që “t’i zieni” rrobat në temperatura të larta, duke i shtuar dy pika limon.

Larja në lavatrice e rrobave të plazhit

Rrobat e plazhit, të palestrës, apo çdo lloj cope tjetër që përbëhet nga elastani, nuk duhen larë kurrë në lavatriçe. Mënyra e duhur për t’i larë këto materiale është larja me dorë në ujë të vakët.

Ta lëmë lavatriçen “të pushojë” për pak kohë

Disa amvisa preferojnë ta bëjnë këtë gjë, sepse besojnë se disa cikle larje të njëpasnjëshëm, mund ta dëmtojnë lavatriçen. Megjithatë, kjo është e pasaktë. Përdorimi i lavatriçes, pa pushim redukton konsumin e energjisë elektrike, sepse makina larëse në këtë mënyrë përdor nxehtësinë e mbetur nga cikli i mëparshëm.

Përdorimi i një cikli të vetëm larjeje për jastëkët dhe batanijet

Nëse i lani jastëkët me pupla dhe kuvertat në lavatriçe, zgjidhni gjithmonë proces me dy cikle para larje+ larje, pasi puplat mund ta thithin shkumën, duke e lënë brenda jastëkut.

T’i lajmë rrobat pa i ndarë sipas llojit

Një nga pjesët më të lodhshme dhe të sikletshme, pasi ka mbaruar procesi i larjes, është të gjejmë këmbën që mungon duke i bërë gjithë çorapet cift. Pse nuk provoni të lani çorapet të parat?! Jemi të sigurt që do t’iu pëlqejë rezultati.

Përdorimi i zbutësit edhe kur lajmë peshqirat

Kimikatet në përbërje të zbutësit reduktojnë aftësinë përthithëse të materialeve. Ndaj, më mirë mos përdorni zbutës për shpëlarjen e peshqirave.