Gafa e “Big Brother” që nuk e kapi askush

 

Një çift i ri është bërë pjesë e lojës së “Big Brother” mbrëmjen e kaluar .

Ata janë në lidhje prej katër vjetësh, një histori dashurie në dukje e fortë dhe e bukur.“Gastare është 28 vjeç.

Ajo banon në qytetin e Sarandës dhe punon menaxhere. Ndërsa Admandi është 29-vjeç, vjen nga Konispoli dhe punon si teknik.

Admandi dhe Gastare janë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanë folur për disa muaj me njëri-tjetrin, por ajo që ndjenin nuk ishte thjesht një pëlqim.

Këtë e tregon fare mirë edhe fakti se kanë 4 vjet bashkë, por për ta është sikur të jenë njohur tani sepse dashuria e tyre sa vjen e forcohet”, ky ishte prezantimi i “Big Brother”.

Megjithatë, ata që janë treguar të vëmendshëm mund të kenë dëgjuar “gafën” e “Big Brother”, i cili e bëri djalin nga skaji më jugor i Shqipërisë, Konispoli, nga Kopliku. Sigurisht një lapsus, por që na bëri paksa konfuz.