Gafa në “Oscar” , shpallet fituesi i gabuar

 

Kjo do të mbahet mend si gafa më e madhe në “Oscar”.

Nata madhështore e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscars do të mbahet mend gjatë nga mënyra se si përfundoi. Aktorët, Faye Dunaway dhe Warren Beatty kanë lexuar fillimisht zarfin duke shpallur fitues “La La Land”, por më pas rezultoi se ishte zarfi i gabuar, pasi fituesi i filmit më të mirë ishte “Moonlight”.