GANIU: Shqiptarët e Çairit do të jenë hartuesit e planit zhvillimor të Komunës

Kandidati për Kryetarë të Komunës së Çairit Visar Ganiu, përpos dorëheqjes së dhënë nga posti i zv/ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pohoj se do ti kyçet aktiviteteve dhe fushatës për Zgjedhjet Lokale, duke paralajmëruar një fitore të radhës të BDI në Çair, raporton Medial.mk.

“Këtu linda dhe këtu u rita mes qytetarëve të mirë që si ka kush, Çairi është lagjja ime, Çairi është vendi ku rita. Prandaj them se është nder dhe sfidë të jesh kandidat për Komunën e Çairit. Për Çairin tonë nuk do të reshti së punuari, dhe gjatë fushatës do të shkoj derë më derë, me qëllim që të jem zëri i tyre për hartimin e planit për një Çair të ri. Shqiptarët e kësaj Komune do të jenë hartuesit e planit zhvillimor të Çairit, brenda katër viteve të ardhshme”, tha mes tjerash kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit Visa Ganiu, raporton Medial.mk.