Gazeta Ruse: Gratë që dhunohen nga burrat, lindin djem”

Një gazetë ruse pretendon se viktimat e dhunës në familje duhet të jenë krenare për “shenjat e dhunës”.

Një koment në gazetën ‘Komsomolskaya Pravda’, një prej gazetave më popullore në vend, thekson se gratë duhet të gjejnë ngushëllim tek fakti se gratë që vuajnë dhunë në familje, kanë më shumë shanse që të lindin djem.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi një ligj të martën, që dekriminalizon dhunën në familje, duke sjellë reagime të forta në Perëndim.

Në shkrim thuhet: “Për vite me radhë, gratë që janë dhunuar nga burrat e tyre, kanë gjetur ngushëllim tek një proverbë hipokrite se ‘nëse ai të rreh, do të thotë që të do’. Megjithatë, një studim i ri tregon se gratë që dhunohen nga burrat, duhet të jenë krenare për mavijosjen, pasi kanë një avantazh të çmuar- ato kanë më shumë shanse që të lindin djem”.