Gazetares maqedonase i pengon flamuri shqiptar në tavolinën e Xhaferit: Zaev, nuk të votova për flamuj dhe himnin e shqiptarëve (Foto)

 

Gazetarja kontroverse, Jordanka Ivanovska-Joci që më herët tha se do ta pështyj në fytyrë atë që do t’i jep të drejta shqiptarëve tani ka nxjerrë edhe një ”perlë” kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Zaev, a për këtë ti dhe të afërmit tu janë munduar tërë kohën? A nuk the se me ndryshimet e reja do të respektohen Kushtetuta dhe simbolet e shtetit?
Kjo është për jetë më të mirë? Provokim për rrënimin e bashkëjetesës me flamuj të huaj?
Pasi që unë nuk kam votuar për flamuj të huaj në shtëpinë ligjvënëse dhe këndimin e himnit kombëtar shqiptar. Dhe për shumë gjëra tjera ”shumëngjyrëshe”.
Ti mundet të krijosh edhe qeveri në ndonjë park apo në shtëpinë tënde, por një-dy muaj do të zgjas. Ajo duket prej në aeroplan. Në zgjedhjet e ardhshme do të merrni një dënim të madh.” shkruan gazetarja Jordanka Ivanovska-Joci.

Përndryshe, Talat Xhaferi tanimë edhe zyrtarisht njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.